Albena Reshitaj edhe sot paraqitet në seancën për Presidentin

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, edhe sot po merr pjesë në seancën për votimin e Presidentit.


Reshitaj, e cila dje befasoi me prezencën e saj, përkundër vendimit të partisë që ta bojkotojnë këtë seancë, sërish sot është paraqitur në Kuvend, shkruan Reporteri.net.

Ndërkohë, është raportuar se Reshitaj është përjashtuar nga partia e Ramush Haradinajt, që gjithashtu ka synuar postin e Presidentit.

Megjithatë, ende nuk ka konfirmim as nga AAK-ja as nga vetë Reshitaj, në lidhje me përjashtimin.

Read Previous

Kusari-Lila: Sot i kemi 81 vota

Read Next

Albena Reshitaj, Adem Hoxha e Fadil Gashi në seancë për zgjedhjen e presidentit