Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj personave fizikë B.D., L.Z., si dhe ndaj personit juridik “L.P.” SH.P.K, për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”. Ngarkohen se i shkaktuan buxhetit të shtetit dëm 36 mijë euro.
B.D., akuzohet në cilësinë e menaxherit të kontratës në Ministrinë e Bujqësisë, kurse L.Z., akuzohet si person përgjegjës i kompanisë “L.P”. Ngarkohen për keqpërdorim lidhur me kontratën për renovimin e objetit të Ministrisë, duke paraqitur punët kinse janë kryer, ndonëse ishin përfunduar vetëm pjesërisht, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Sipas aktakuzës, B.D., në cilësinë e personit zyrtar, menaxherit të kontratës “Renovimi i objektit të MBPZHR-së në Prishtinë”, në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë periudhës 19.08.2024 – 31.12.2024, ka miratuar dhe vërtetuar në kundërshtim me ligjin realizmin e plotë të punimeve dhe pagesave për largimin e inventarit. Ndërkohë, L.Z., si person përgegjës i “L.P.” Sh.P.K., akuzohet se gjatë ekzekutimit të kontratës ka paraqitur fakte të rreme, duke deklaruar realizim të plotë të punimeve, ndonëse punët ishin kryer vetëm pjesërisht”, thuhet në njoftim.
Si pasojë, Prokuroria pretendon se buxhetit të Republikës së Kosovës i është shkaktuar dëm financiar prej 36 mijë euro.
“Prokuroria Speciale, i ka propozuar Gjykatës që ndaj të pandehurve të shqiptohen edhe dënime plotësuese: ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, si dhe ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi