Aksidenti me fatalitet te “Kroni i Mbretit”, policia jep detaje

Një grua ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht te vendi i njohur si “Kroni i Mbretit”.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:20.

Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

“Në rrugën Nacionale Prishtinë-Pejë, i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare dhe si pasoj e njëjta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari 44 vjeçar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

KB ”Vëllaznimi” ka shënuar fitoren e dytë sezonale

Read Next

​Kuvendi i Kosovës bëhet me grup të gjelbër të deputetëve