Aksident trafiku në Gjakovë

Rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Gjakovës.

Sipas zëdhënsëit të policisë rajonale në Gjakovë Nysret Xhurkaj në rrugën “Gaspër Karaqi” në dalje të qytetit të Gjakovës ka ndodhur ky aksident, ku të përfshirë kanë qenë një motoçikletë dhe një veturë.

Deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi i motoçikletës ka qenë në lëvizje dhe nga pakujdesia e ka goditur veturën.
Motorçiklisti i cili e ka shkaktuar aksidentin ka pësuar lëndime të lehta trupore. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” për të marrë trajtimin mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, ka thënë tutje Xhurkaj për televizionin Syri.

Read Previous

Reagon Mimoza Kusari-Lila rreth hapjes së arkivave të UÇK-së

Read Next

Raporti i spitalit “Isa Grezda”