Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Radac-Pejё, ku një veturë ra në lumin Drini i Bardhë dhe për pasojë një person ka humbur jetën. Në veturë ndodhej edhe një person, i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe tashmë është dërguar për trajtim mjekësor.
Kështu ka bërë me dije Policia, me ç’rst kanë njoftuar se vetura ishte me targa vendore dhe dy personat që ndodheshin në të u nxorën nga disa qytetarë, por fatkeqësisht njëri nuk arriti të mbijetojë.
Sipas njoftimit, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR).
Aty kemi kuptuar se njё veturё me targa vendore, ka dalё nga rruga dhe ka rёnё nё lumin ( Drini i bardhё), nga vetura disa qytetar rasti i kanё nxjerrё dy (2) persona tё lënduar rёndё.
Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca aty nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar se njёri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndёsa i lënduari ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.”/Sinjali/