Aksident me fatalitet, arrestohen tre persona për mosdhënien e ndihmës

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për shkak se pas aksidentit nuk i kanë ofruar ndihmë viktimës, por janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sikundër njofton Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Gjilan, më 25.01.2024, në ora 00:50. Ndërkaq njësiti i hetuesisë ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë.

“Gjilan 25.01.2024 – 00:50. Lidhur me rastin, më datë 26.01.2024 njësiti hetuesisë ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në ditën kritike kanë qenë së bashku me viktimën. Pas aksidentit të njëjtit nuk kanë ofruar ndihmë viktimës, por janë larguar nga vendi i ngjarjes. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /RTK/

Read Previous

Osmani dhe Nagavci ngushëllojnë familjen e akademik Feriz Krasniqit

Read Next

IKSHPK: Fruthi mund të çojë në komplikime të rënda dhe vdekje, të vaksinohen fëmijët me kohë