Akademia e Shkencave mban mbledhje për të nderuar jetën dhe veprën e Nexhat Dacit

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK) do të zhvillojë një mbledhje komemorative në nderim të akademikut Nexhat Daci, të cilin e humbëm më 2 janar të këtij viti. Mbledhja do të mbahet sot, më 3 janar 2026, duke filluar nga ora 09:15, sipas njoftimit të ASHAK-ut.

Në ceremoninë e ndarjes nga jeta të akademikut Daci, i cili ishte një figurë e shquar e shkencës dhe kulturës kosovare, u zhvilluan homazhe dhe u realizuan nderime të larta shtetërore gjatë varrimit të tij më 2 janar.

Kujtojmë se, akademiku Nexhat Daci ka lënë pas një trashëgimi të pasur në fushën e shkencës, dhe kontributet e tij do të mbeten të paharrueshme për brezat e ardhshëm. /GazetaSinjali/

Read Previous

Broja: Jam më i fortë e më i shpejtë se në të kaluarën

Read Next

Çfarë synon të arrijë shkenca në 2026-n?