Agjenda e mbledhjes së dy qeverive, Kosovë-Shqipëri

Qeveria e Kosovës së bashku me atë të Shqipërisë, do të mbajnë nesër në Prishtinë mbledhjen e tetë të përbashkët.

Një ditë përpara është bërë e ditur edhe agjenda e kësaj mbledhje, në të cilën pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.

Sipas njoftimit zyrtar thuhet se delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë do të arrij në orën 10:45 në vendin ku edhe do të mbahet mbledhja. Më pas, në orën 11:00 do të arrij kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Hapja e sesionit plenar të mbledhjes në mes dy Qeverive do të nis në orën 11:15, ku ministrave fillimisht do tu drejtohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pas tij edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pas kësaj do të bëhet prezantim mbi infrastrukturën portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Në orën 12:30 është paraparë të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve qeveritare, e ku më pas do të ketë edhe konferencë të përbashkët nga të dy kryeministrat.

Deri më tani janë mbajtur shtatë mbledhje të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku janë nënshkruar mbi 100 marrëveshje mes dy shteteve. /KultPlus.com

Read Previous

Osmani në takim me Çavusoglu, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KE

Read Next

Profesori nga Amerika tregon tre veteranë mashtrues