Agim Ademi: Ne nuk kemi marrë asnjë vendim nga MKRS, askush në botë nuk mund të ndal licencimin e FFK-së

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka folur për çështjen e licencimit nga MKRS, ku dje gjatë ditës kishte lajme federata që ai drejton nuk është licencuar.  

Ai ka thënë se FFK është procedurë të licencimit, ndërsa shtoi se nuk ka asgjë në botë që e ndal licencimin, për faktin se do t’i plotësojë të gjitha kushtet.

“Jemi në përfundim të vitit dhe të licencimit të federatave nga MKRS. Sigurisht se do të më pyesni rreth një lajmi që po rrjedhë në disa media për kinse moslicencimin e federatës sonë dhe dua t’u them se këtu nuk ka asgjë të vërtetë. Është lajm i rremë”.

“Ne nuk kemi marrë asnjë vendim nga MKRS. Jemi në procedurë të licencimit. I kemi përmbushur të gjitha kërkesat e ministrisë. Janë disa çështje krejtësisht teknike për të cilat kanë kërkuar dokumente shtesë dhe ne do t’i plotësojmë edhe ato”.

“Sot nga këtu u them të gjitha klubeve, të cilat kanë mundur të shqetësohen se nuk mundet askush në botë ta ndalë licencimin e FFK-së, për faktin se i kemi të gjitha kapacitetet për licencim”.

“Ju garantoj se FFK do të licencohet në ditët në vazhdim, por ne gjithsesi i respektojmë të gjitha procedurat e shtetit dhe besoj shumë në ministrin Çeku dhe në MKRS-në, se do ta trajtojnë drejtë këtë çështje përkundër faktit se ka njerëz që kanë tendenca për të penguar këtë proces, sepse futbolli është sporti numër 1 dhe krenaria e vendit tonë”, ka shtuar Ademi.

/Telegrafi/

Read Previous

Gjykata Speciale ia vazhdon masën e paraburgimit Kadri Veselit

Read Next

Sulmet kibernetike nga Irani, Gjykata e Apelit heq masat e sigurisë ndaj 5 punonjësve IT të MB-së dhe DAP-it