Afganët që do të vijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit

Civilians prepare to board a plane during an evacuation at Hamid Karzai International Airport, Kabul, Afghanistan, Aug. 18. U.S. Marines are assisting the Department of State with an orderly drawdown of designated personnel in Afghanistan. (U.S. Marine Corps photo by Staff Sgt. Victor Mancilla)

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në formë elektronike, në lidhje me ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme për personat e rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Vendimi i miratuar sot, i ofron mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme kontraktorëve afganë, të cilët aktualisht punojnë për NATO-n, përfshirë familjet e tyre, thuhet në një njoftim për media.

Në rast të nevojës e me qëllim të sigurisë kombëtare, ata do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit nga institucionet relevante të sigurisë në Kosovë.

Ky vendim, në përjashtim të kategorisë së personave, të cilëve u ofrohet mbrojtje, korrespondon me pikat tjera të vendimit numër 01/26 të datës 16.8.2021.

Paraprakisht, me vendim të qeverisë, mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme i është ofruar personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të SHBA-së dhe personave të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), përfshirë familjarët e këtyre dy grupeve, përfundon njoftimi i Qeverisë së Kosovës.

/EkonomiaOnline/

Read Previous

Kjo është gjëja e parë që duhet të bëni sapo të zgjoheni në mëngjes

Read Next

Gjermania po ndryshon strategjinë anti COVID-19: Rregulla 3G dhe teste me pagesë në vend të mbylljes totale