Afati që Irani të hapë Ngushticën e Hormuzit zgjatet për 10 ditë, çka tha Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të shtyjë goditjen ndaj objekteve energjetike iraniane për edhe 10 ditë të tjera, duke deklaruar se bisedimet me Teheranin janë “në vazhdim”.

Komentet e tij erdhën pas një mbledhjeje të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë të enjten – e para e tij që nga fillimi i luftës.

Një përmbledhje e asaj që udhëheqësi amerikan tha:

Trump tha se Washingtoni kishte shkatërruar marinën dhe forcën ajrore të Iranit “plotësisht” dhe kishte asgjësuar “afërsisht 90%” të lëshuesve të raketave të Iranit dhe “ndoshta më shumë se 90%” të vetë raketave.

Ai gjithashtu tha se Irani po lutej për të arritur një marrëveshje dhe se SHBA do të vazhdojë “t’i godasë pa pushim” nëse Teherani nuk negocion. Ai shtoi se ata ishin “luftëtarë të dobët, por negociatorë të shkëlqyer”, megjithëse Irani ka thënë vazhdimisht se nuk po negocion me SHBA-në

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, i cili ishte gjithashtu në mbledhje, tha se SHBA i kishte dërguar Iranit një listë me 15 pika përmes Pakistanit

Trump tha se nëse Irani nuk pajtohet për një armëpushim, SHBA do të jetë “makthi i tyre më i keq”, duke shtuar: “do të vazhdojmë t’i godasim pa pushim”

Irani nuk i është përgjigjur zyrtarisht vendimit të Trumpit, por Teherani më herët tha se po pret që Washingtoni t’i përgjigjet kushteve të tij për një armëpushim

Në një mbledhje të kabinetit, i dërguari special Steve Witkoff konfirmoi se SHBA i kishte dërguar Iranit një plan paqeje me 15 pika.

Izraeli thotë se ka kapur valë të reja raketash nga Irani dhe ka kryer sulme të reja në Bejrut dhe Teheran./Reporteri.net/

Read Previous

Reuters: Kosova e mposht Sllovakinë dhe siguron finalen e play-off-it në shtëpi kundër Turqisë

Read Next

Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare