Abelardo kritikon Yamalin: Nuk duhet të thoshte se e meriton Topin e Artë

Ish-lojtari dhe trajneri i Barcelonës, Abelardo Fernández, ka kritikuar Lamine Yamalin për deklaratën e tij se e meriton ta fitojë Topin e Artë.

Yamal, në një intervistë për emisionin “Universo Valdano”, tha se beson se është një prej dy futbollistëve më të mirë në botë dhe se e meriton çmimin për shkak të trofeve të fituar këtë sezon.

Abelardo e kundërshtoi këtë qëndrim, duke thënë se Yamal mund ta mendojë këtë, por nuk është dashur ta bëjë publike.

“Unë nuk e kam dëgjuar kurrë Messin, i cili ka qenë Zoti i futbollit, të thotë diçka të tillë”, tha Abelardo.

Ai kritikoi edhe Kylian Mbappen për deklarata të ngjashme, ndërsa gara për Topin e Artë këtë vit pritet të zhvillohet kryesisht mes Yamalit dhe sulmuesit francez.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Nesër në Shkup tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë

Read Next

“Ngjarje tektonike” – Reuters për verdiktin që pritet ndaj Thaçit në Hagë