Abdixhiku: Çdo hap i përbashkët me SHBA-në forcon sigurinë tonë kombëtare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në një iniciativë ndërkombëtare për paqen, të udhëhequr nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si një moment historik që tejkalon lajmet e përditshme.

“Për një shtet që ka kaluar nga lufta në liri, falë edhe ndërhyrjes ndërkombëtare, prania në tryezat ku diskutohet paqja globale është edhe dëshmi, edhe përgjegjësi. Dëshmi e suksesit tonë, përgjegjësi për rolin tonë si shtet i ri. Është shenjë se Kosova nuk shihet vetëm si përfituese e paqes, por edhe si pjesë e saj”, ka thënë Abdixhiku.

Ai shtoi se në një botë gjithnjë e më të ndjeshme dhe të paqëndrueshme, çdo bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës forcon sigurinë kombëtare të Kosovës, thellon aleancat strategjike dhe e vendos vendin “aty ku i takon; në anën e paqes dhe aleancave të drejta.”

LDK-ja e mbështet këtë hap drejt një kapitulli të ri dhe e konsideron këtë si një arritje historike, që reflekton sukseset kombëtare të Kosovës dhe për të cilat mund të mburremi të gjithë. /RTKlive

Read Previous

Basha: 28 vjet nga sulmi i dytë në Prekaz, simbol i vendosmërisë shqiptare

Read Next

Vedat Muriqi kandidat serioz për më të mirin e muajit në La Liga