Abazoviç falënderon Ramën për pritjen e mrekullueshme dhe organizimin e shkëlqyer të Samitit të Procesit të Berlinit

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka falënderuar dhe përgëzuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për pritjen “e mrekullueshme dhe organizimin e shkëlqyer” të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Kështu ka shkruar ai përmes një publikimi në median sociale X, njohur më parë si Twitter.

“Po fillon Samiti i liderëve të Procesit të Berlinit. Sot Tirana është qendra e politikës evropiane”, thekson Abazoviç në postim.

Samiti po pret dhjetëra krerë shtetesh e zyrtarë të lartë, ku pjesëmarrja të veçanta janë ajo e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ajo e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, si edhe ajo e kancelarit gjerman, Olaf Scholz. /Albanianpost.com

Read Previous

Rama: Të gjithë ne besojmë fortë këto ditë në nevojën e një çatie të përbashkët

Read Next

Scholz: Përshkallëzimi i situatës në veri, tregon që Kosova e Serbia duhet zbatuar marrëveshjet e arritura