AAK fiton në Suharekë dhe Deçan, në balotazh shkon në Gjakovë dhe katër komuna të tjera

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) në zgjedhjet e fundit lokale ka fituar pa balotazh vetëm në komunat Suharekë dhe Deçan.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kjo parti shkon në balotazh në pesë komuna të tjera, shkruan Telegrafi.

Në balotazh prinë në katër komuna, si Gjakovë, Klinë, Rahovec dhe Junik.

Kurse, në vend të dytë është në Istog.

AAK në zgjedhjet e fundit të përgjithshme kishte fituar 7.12 për qind të votave në nivel vendi.

Ndërsa, partia NISMA Socialdemokrate do të jetë në balotazh në Komunën e Malishevës me PDK-në. /Telegrafi/

Votat e AAK-së në Komunën e Deçanit | Burimi: KQZ

Votat e AAK-së në Komunën e Suharekës | Burimi: KQZ

Read Previous

LDK fituese në dy komuna – në balotazh edhe nëntë të tjera

Read Next

Arrestohen tre persona, dyshohen për falsifikim të votave