A do të përshpejtohet procesi i vaksinimit pas ardhjes së kontingjentit tjetër me vaksina Pfizer

Dje kanë arritur në Kosovë edhe 106.470 doza të reja të vaksinave Pfizer.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se me ardhjen e vaksinave Pfizer, vaksinimi do të marrë një ritëm të ri, të përshpejtuar, për të vaksinuar të gjithë qytetarët e kualifikuar sipas grupeve prioritare, të regjistruar në platformën eKosova.

“Kontingjenti i radhës me vaksinat e kontraktuara me Pfizer, ka mbërritur sot në Kosovë. Ditët në vijim, vaksinimi do të marrë një ritëm të ri, të përshpejtuar, për të vaksinuar të gjithë qytetarët e kualifikuar sipas grupeve prioritare, të regjistruar në platformën eKosova.Këto dhe vaksinat që do të vijnë, do të jenë të mjaftueshme në arritjen e objektivit tonë për imunizimin e 60% të qytetarëve brenda vitit 2021”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Gazetasinjali

Read Previous

Krimet Ekonomike së shpejti në aksion, priten dhjetëra arrestime

Read Next

Gjendet i vdekur miliarderi i Bitcoinit, rrezikohet tregu i kriptomonedhave