Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

A meeting of the United Nations Security Council is held, Thursday, Sept. 23, 2021, during the 76th Session of the U.N. General Assembly in New York. (AP Photo/John Minchillo, Pool)

Shqipëria sot merr presidencën e Këshillit të Sigurimit në Nju Jork.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ceremoninë e marrjes të kësaj presidence 30 ditore do të mbajë një fjalim rasti.

Ndryshe, një ditë më parë Rama u prit nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkë-penëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.

Rama i shoqëruar nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka udhëtuan drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e marrjes nga Shqipëria të presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së,

“Krenar për Shqipërinë që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë”, ka shkruar Rama në Facebook.

/Telegrafi/

Read Previous

​Ja sa raste aktive me COVID janë në Kosovë

Read Next

Kongresisti Torres: Serbia është satelit për Rusinë, Kosova mike e palëkundur e SHBA-së