Drejtoria e shëndetësisë në komunën e Gjakovës ka ndarë buxhet prej 60 mijë eurosh për përmirësimin e infrastrukturës në disa qendra të mjekësisë familjare në komunën e Gjakovës. Projekti në fjalë tashmë ka filluar, kështu tha drejtoresha e këtij dikasteri.
Qendra e mjekësisë familjare në Skivjan do të bëhet me laborator të ri. Drejtoresha tutje tha se janë ndarë edhe 80 mijë euro për reagenca të cilat janë të nevojshme për laboratore në të gjitha qendrat e mjekwsisë ne komunën e Gjakovës.
Poashtu së shpejti do të hapen edhe konkurse për pranimin e dy laborantëve.
Këto punime sipas planifikimit të drejtorisë së shëndetësisë do të finalizohen brenda 100 ditëve.