Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar shtetin e Panamasë, për mikpritjen që iu është bërë asaj gjatë vizitës zyrtare në këtë shtet.
“Faleminderit Panama. Hasta luego! (në përkthim – mirupafshim)”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook, duke bashkangjitur një fotografi teksa përshëndet me dorë.
Gjatë vizitës në Panama, Osmani takoi krerët më të lartë të këtij shteti, mes tyre Presidentin e Panamasë, Ministren e Jashtme, si dhe përfaqësues të bizneseve atje.
Osmani po ashtu mori pjesë në inaugurimin e shtatores së Shën Nënë Terezës. /Klankosova.tv/