11 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.251 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.045 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.629 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 638 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.528.

Në total numri i rasteve aktive është 428.

Read Previous

​300 qeli burgu me qira Danimarkës, Ministria e Drejtësisë pret kalimin e marrëveshjes në Kuvend

Read Next

Gjenden mbetje mortore në fshatin Leshan të Suharekës, policia jep detaje