Sulmet në veri, Sveçla: Erdhën pas vendosjes së ligjshmërisë në atë pjesë, synojnë destabilizimin e vendit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sulmet ndaj zyrtarëve policorë në veri janë nxitur për shkak të vendosjes së ligjshmërisë në atë pjesë dhe kanë qëllim destabilizimin e vendit.

Duke raportuar në Komisionin për Siguri, Sveçla paraqiti sukseset gjatë 1 viti qeverisjeje.

Ai tha se primare ka qenë forcimi i institucioneve të sigurisë përmes rritjes së kapaciteteve.

Sveçla para deputetëve theksoi sukseset që sipas tij janë arritur në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Gjatë vitit të parë qeverisës janë realizuar 1000 operacione policore dhe janë goditur 50 grupe kriminale. Si pasojë e kësaj janë ngrirë rreth 14 milionë euro”, tha ai. /KosovaPress/

Read Previous

Stoltenberg tregon sa mund të zgjasë lufta në Ukrainë

Read Next

Parlamenti suedez kundër marrjes me qira të burgjeve të Kosovës