Një aksident ka ndodhur dje në mesditë në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku e dyshuara femër, derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte humbë kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur.
KosovaPress ka raportuar dje lidhur me aksidentin ku kishte të lënduar. Ndërkohë, policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës femër kosovare dhe dy pasagjerë, prindër të saj.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe rreth orës 20:05 njëri prej pasagjerëve viktima femër kosovare ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve. /KosovaPress/