OBSH dënon sulmet ndaj punonjësve shëndetësor në Ukrainë: Rusia t’i japë fund luftës

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka dënuar sulmet ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe magazinave ushqimore në Ukrainë, sipas The Guardian.

“OBSH dënon rritjen e vazhdueshme të sulmeve ndaj kujdesit shëndetësor në Ukrainë. Sulmet duhet të marrin fund. Deri më sot, OBSH ka verifikuar 147 sulme, duke përfshirë 73 njerëz të vrarë dhe 53 të plagosur.

Lufta nuk është një zgjidhje. Edhe një herë i bëj thirrje Rusisë që t’i japë fund luftës,” shkroi OBSH në një postim në Twitter.

/abcnews.al

Read Previous

Kërkesë e madhe për pullat postare nga Ukraina, ato madje po shiten deri në 400 dollarë

Read Next

Për 4 ditë, 776 pacientë morën ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të QKUK-së