Kulludra sqaron arsyen pse Zyra e Turizmit nuk është e hapur tërë kohën

Ditën e sotme një qytetar i komunës së Gjakovës ka adresuar në redaksinë tonë një ankesë. Ai ka aluduar që Zyra e Turizmit në këtë komunë po qëndron e mbyllur gjatë tërë kohës. Për këtë përgjigje ka dhënë përgjegjësi i kësaj Zyre, Dalon Kulludra.

Ai tregon që puna e tij është më tepër në teren dhe poashtu me kërkesë të drejtorisë këtë periudhë ai ka qëndruar më tepër në zyrën pranë dikasterit të Zhvillimit Ekonomik.

Aktualisht Kulludra është i vetëm në këtë zyrë dhe janë në pritje të shtimit të stafit.

Zyra e Turizmit në Komunën e Gjakovës me përmirësimin e kohës, ka filluar punën në realizimin  e punimeve dhe projekteve të planifikuara për këtë vit.

Read Previous

Kosova dhe Maqedonia e Veriut me memorandum bashëpunimi në fushën e mbrotjes

Read Next

Ordinancat stomatologjike në shkolla ftojnë nxënësit të marrin shërbime