Tashmë është bërë traditë që banorët e fshatit Dol të organizohen për pastrimin e fshatit. Nismës për një ambient të pastër, këtë fillim pranvere ju bashkuan pothuajse të gjithë banorët e fshatit, të ri e të reja, pleq e fëmijë, me qëllimin më të mirë si kontribues të komunitetit ku jetojnë, e në anën tjetër edhe të shtojnë atraktivitetin e fshatit. Kryetari i fshatit thotë se çdo vit vetëdija individuale dhe kolektive për kujdesin ndaj ambientit po rritet
Ndërkaq aktivistët thonë që ruajtja dhe kujdesi për mjedisin nuk është vetëm një detyrim shoqëror,por mbi të gjitha është dhe një përgjegjësi individuale.
Fshati Dol vazhdon të mbetet shembulli më i mirë se si duhet të kujdesemi për vendin ku jetojmë dhe të ndërmarrim aksione të tilla për pastrim, thanë banorët e këtushëm duke synuar që puna vullnetare të bëhet pjesë e përditshmërisë së secilit qytetarë.