Për herë të parë në 233 vite histori, Gjykata e Lartë Amerikane do të përfshijë një gjyqtare grua me ngjyrë, pasi Senati konfirmoi si të tillë gjykatësen Ketanji Brown Jackson në panelin prej nëntë anëtarësh.
Emërimi i gjyqtares Jackson për postin e përjetshëm përmbush premtimin e fushatës së presidentit Joe Biden për të vendosur një grua me ngjyrë në gjykatë. Chuck Schumer, udhëheqësi i shumicës, e quajti një “ditë të gëzueshme” për SHBA. Procesi i votimit u mbikëqyr nga zëvendëspresidentja Kamala Harris, gruaja e parë me ngjyrë që mban një post të tillë.
Zonja Jackson u shpreh se ka një “metodologji” të sajën për të vendosur rreth çështjeve, por jo një filozofi gjithëpërfshirëse. Ajo ra dakord me senatorët republikanë për rëndësinë e respektimit të Kushtetutës, ashtu siç është menduar nga themeluesit.
Gjatë konfirmimit të saj, demokratët promovuan përvojën e saj si mbrojtëse publike. Ajo do të jetë gjyqtarja e parë e Gjykatës së Lartë që nga Thurgood Marshall – gjyqtarja e parë me ngjyrë e Gjykatës së Lartë – që ka disa dekada përvojë si avokate për çështje kriminale.
Burimi: CNN, BBC, Reuters