Afrim Caka kujton demonstratat e 2 prillit të vitit 1981 në Gjakovë

Qendra e qytetit të Gjakovës ishte vendi ku ulërinin britmat “Kosova Republikë” në prillin e 1981-ës, duke ju bashkuar kështu protestave gjithë popullore në mbarë Kosovën. Afrim Caka rrëfen disa momente nga kjo ditë që i ka të ngulitura në memorie.

Caka tregon që demonstratat kishin filluar në mbrëmje dhe sipas tij prezent kanë qenë 150-200 veta.

Ndër të parët që është kapur atë ditë nga policia serbe ishte vet Caka. Këtë ai e kuptoi në momentin kur shkoi në Stacionin Policor.

Caka sot ka shumë dëshmi për krimet makabre të Serbisë. Sakrificën e asaj dite ai e konsideron si sakrificë sublime por të domosdoshme  për Kosovën. Pasi që këto ngjarje kanë vulosur fatin e Kosovës në vitet pasuese.

Read Previous

Në Gjakovë besimtarët myslimanë kanë filluar agjërimin, bëhet thirrje për mirësi e solidaritet

Read Next

​SBAShK vendos për protestë dhe grevë