Takimi midis dy delegacioneve ruse dhe ukrainase që u zhvillua sot në Stamboll ka përfunduar.
Delegacionet u takuan në Stamboll për të rënë dakord për një armëpushim dhe një fund të konfliktit në Ukrainë.
Bisedimet zgjatën rreth katër orë me pushime të herëpashershme. Është e paqartë nëse do të vazhdojnë për një ditë të dytë, raporton Reuters.
Roman Abramovich ishte i pranishëm në bisedime, por jo zyrtarisht pjesë e ekipeve negociatore.
Skynews shkruan se rezultatet e negociatave do të publikohen në orët në vazhdim.
/abcnews.al/