Shtëpia e familjes Qerkezi, dëshmia më prekëse e krimeve serbe, sot 23 vjet nga sulmi barbar

Sot janë bërë 23 vjet prej kur forcat serbe hynë me dhunë në shtëpinë e Ferdonije Qerkezit dhe i morën burrin e katër djemtë e saj, për të mos i parë më kurrë të gjallë. Në natën e 27 marsit të vitit 1999, forcat serbe i kishin marrë burrin e saj, Halimin, si dhe katër djemtë, Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin.

Nuk gjen fjalë ta përshkruajë mallin e dhimbjen që peshon në supet e saj përgjatë këtyre viteve duke jetuar e vetme, e rrethuar me fotografi që ia mbajnë gjallë shpresën se një ditë do të gjenden edhe trupat e dy djemve dhe bashkëshortit që ajo ende nuk e di se ku ndodhen.

Sot shtëpia e familjes Qerkezi ka mbetur një ndër dëshmitë më prekëse për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë.

Read Previous

Kabinat e telefonave ende shfrytëzohen nga qytetarët

Read Next

Hyn në fuqi vendimi, nga sot Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës