Shoqata “Iniciativa e pavarur e të verbërve të Kosovës”, ka mbajtur turne në sportin e shahut. Kryetari i kësaj shoqate, Mark Pjetraj, tha se ky aktivitet u organizua në nderim të 24 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit. Pjesëmarrës ishin shahistë nga “Iniciativa e pavarur e të verbërve të Kosovës” si dhe nga “Shoqata e shurdhmemecëve”.
Falenderues për këtë aktivitet u shpreh edhe Man Muhadri, anëtar i kësaj shoqate, i cili thekson se aktivitete të tilla na ndihmojnë neve të jemi më aktiv, si dhe në të njejtën kohë nderojmë dhe përkujtojmë të rënët për liri.