KRU “Gjakova” njofton për ndërprerje të furnizimit me ujë

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, KRU “Gjakova”, ka njoftuar se gjatë punimeve në zgjerimin e rrugës “Skënderbeu” nga Komuna e Gjakovës, njëkohësisht, KRU “Gjakova” do të fillojë me ndërrimin e gypit të vjetër ekzistues nga AC ∅300mm me gypin e ri PE100 RC DN 315mm.

E si pasojë e këtyre punimeve sot datë 23.03.2022, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora, 10:00 deri në ora 14:00.

Rrugët të cilat përfshihen në këtë reduktim janë:

• Rr:”Skënderbeu”
• Rr:”Migjeni”
• Rr:”Xhafer Lipoveci”
• Rr:”Besim Bishtazhini”
• Rr:”Azem Hajdari”
• Rr:”Aleksandër Moisiu”
• Rr:”Hasan Prishtina”
• Rr:”Nimon Ferizi”
si dhe,Rr:”Latif Jaka”.

Read Previous

Ministri Latifi dhe homologu turk diskutojnë në Ankara për thellim të bashkëpunimit

Read Next

Finalizohet trajnimi mes forcave speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atyre të Kosovës