Kush është grupi i hakerëve “Anonymous”?

Grupi ndërkombëtar i hakerëve Anonymous më parë ka bërë një deklaratë publike të luftës kibernetike kundër Rusisë pas operacioneve ushtarake ose një pushtimi në Ukrainë. Ndërkaq sot ata pretenduan se kanë hakuar televizionet shtetërore ruse.

Ky grup ka qenë i lidhur me incidente të shumta të profilit të lartë gjatë viteve, duke përfshirë sulmet në internet ndaj qeverive, korporatave të mëdha, institucioneve financiare dhe grupeve fetare.

Anonymous fitoi vëmendjen në vitin 2008, kur hakoi faqen e internetit të Kishës së Scientology.

Edhe pse shumë mbështetës kanë lavdëruar Anonymous, anëtarët e kolektivit të hakerëve janë përballur me ndjekje penale për veprimet e tyre. Arrestimet e FBI-së kanë çuar në akuza për përndjekje kibernetike, hakim kompjuterik dhe mashtrim.

Kush është Anonymous?

Anonymous është themeluar si grup në vitin 2004 në blogun Imageboard, ku u paraqit si një grup i madh i përdoruesve online dhe offline me qëllim të mbrojtjes nga shfrytëzimi kibernetik të shekullit.

Është një grup njerëzish që mund të përfshijë këdo që dëshiron ta përdorë markën për të paraqitur kauzën e tyre.

Anonymous ishte konceptuar për t’u përdorur dhe adoptuar nga kushdo. Anëtarët përfshijnë gra, burra, demokratë, republikanë, të rinj, të moshuar dhe njerëz të racave dhe kombësive të ndryshme.

Karakteristikë e Anonymous është maska e Guy Fawkes, e portretizuar në romanin dhe filmin “V for Vendetta”, në të cilin një anti-hero anarkist i veshur me maskën, lufton kundër një qeverie fashiste. Edhe përtej internetit, simpatizantët e lëvizjes e kanë mbështetur Guy Fawkes në mitingje anembanë botës.

Një atribut tjetër i grupit është përdorimi i ndërruesve të zërit që i lejon ata të maskojnë zërin e tyre në mesazhet video.

Anonymous nuk përdor asnjë mjet të verifikuar të mediave sociale, me fraksione të shumta që përdorin portalet si faqja e internetit ‘AnonNeës’ dhe llogaria në Tëitter për të shpërndarë motivet dhe fushatat e grupit.

Ndërsa nuk ka qëllime specifike, ekziston një dëshirë e përgjithshme për të luftuar censurën, për të promovuar lirinë e fjalës dhe për të kundërshtuar kontrollin e qeverisë që i nxit njerëzit në të ashtuquajturin kolektiv në veprim.

/KlanKosova/

Read Previous

Nga Trusti shprehen të gatshëm të administrojnë edhe një tërheqje tjetër

Read Next

18 të lënduar nga një aksident trafiku mes katër veturave në Klinë