18 të lënduar nga një aksident trafiku mes katër veturave në Klinë

18 persona janë lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Grabanicë të Klinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se në aksident ishin përfshirë katër vetura.

“Sot rreth orës 19:05 në fshatin Grabanicë të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes katër veturasha ku si pasojë 18 persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar me autoambulanca e disa të tjerë edhe me vetura private për në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë Rugova për Klankosova.tv

Read Previous

Kush është grupi i hakerëve “Anonymous”?

Read Next

Sot dita e parë e pranverës, këto janë temperaturat për këtë javë