Shkrimtari Agim Gjakova sot promovi dy romanet e tij me titujt “E dashura e katër djemve” dhe “Muzeu i Krymbave”. Shkrimtari Gjakova këtë e bëri në prani të shumë artëdashësve dhe studentëve të cilëve paraprakisht ju kishte ndarë edhe kompletin e tij të librave. Apsolventët të cilët kishin lexuar librin, i ndanë mirënjohje shkrimatarit, por kishin përgatitur edhe pyetje të cilave i’u përgjigj shkrimtari.
Ky promovim u organizua nga shoqata e intelektualëve “Jakova” në bashkëpunim me Unversitetin “Fehmi Agani”në Gjakovë.
Për shkrimtarin, publicistin, profesorin Agim Gjakova folën edhe Kamber Kamberi dekan i fakultetit të filologjisë, Vera Pelaj, gazetare, e cila shkëputi edhe një pjesë nga biografia e Gjakovës, Ruzhdi Sefa kryetar i shoqatës së intelektualëve “Jakova”, kurse Gentiana Muhaxhiri profesoreshë në universitet, shkëputi një pjesë nga studimi që i kishte bërë veprës së fundit të shkrimtarit.
Profesori Gjakova u shpreh i kënaqur me pjesmarrjen e adhuruesve të veprave të tij.