Deputetët e Kuvendit të Kosovës për tre muajt e fundit të vitit 2021 kanë shpenzuar rreth 18 mijë e 855 euro për bileta, udhëtime dhe akomodime jashtë vendit.
Të zgjedhurit e popullit vetëm për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor shpenzuan 8 mijë e 959 euro për udhëtime zyrtare, ndërsa akomodimi i tyre buxhetit të shtetit i kushtoi 5 mijë e 539 euro. E biletat për të siguruar këto udhëtime të deputetëve kushtuan 4 mijë e 357 euro.