Për shkak të virusit COVID-19, shumë vende po ashpërsojnë masat deri në ndalim-qarkullimin e popullatës për të kufizuar përhapjen e virusit korona, por si e influencon vetëizolimi shëndetin tonë psikologjik, shpjegon Ilir Havolli, psikolog klinik.
Psikologu Havolli ngriti dhe një paralele se si ishte gjendja emocionale e individëve para virusit covid-19 dhe si është tani që siç duket veqse ka kaluar.
Tutje psikologu Havolli shtoj se COVID-19 nuk ndikon vetëm në aspektin fizik të shëndetit të njeriut, por edhe në anën psikologjike duke theksuar se rastet të cilat këkojnë vizita psikologjike janë më të larta, shkak i pasojës që ka lënë virusi korona tek individët.