Disa orë mësimore të cilat ishin humbur si shkak i pandemisë covid-19, me fillim të vitit të ri shkollor 2021-2022 u kompenzuan ditëve të shtuna, e sot është e shtuna e fundit e zëvendësimit të 18 ditëve të humbura e cila u parapa nga ministria e arsimit, shkencës teknologjisë dhe inovacionit. Planprogramet të cilat janë të hartuara me kurrikulë u arritën sipas planifikimeve por që sfidat kanë qenë të pashmangshme, theksojnë stafi arsimor.
Nxënësit të cilët vijojnë mësimet në këtë shkollë thanë që udhëtimi ka qenë i vetmi problem që kanë pasur për të vijuar mësimin në ditën e shtunë.
Edhe shkolla fillore “Kelmend Rizvanolli” ka arritur që përmes të shtunave të realizoj planprogramin mirëpo edhe këtu të shtunat nuk kanë qenë me vijueshmëri të rregullt të nxënësve.
Kompenzimi i orëve të humbura nuk është kryer i gjithi, kështu që të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar dhe shkollat janë të obliguar sipas ministrisë së arsimit që në fund të periudhës së tretë të zëvendësojnë edhe 5 ditë të mësimit të humbur me qëllim të përfundimit të planprogramve të planifikuara me kurrikulë.