Presidenti i Lituanisë: Është e tmerrshme të shohësh gra dhe fëmijë të vdesin

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, është lideri i fundit evropian që i kërkon popullit rus të ndalojë luftën.

“Cili është kuptimi i kësaj lufte? Vetëm për shkak se dikush është ulur në një tavolinë, ka vizatuar një copë tokë në hartë, që ai dëshiron të heqë”, ka thënë presidenti lituanez, shkruan The Guardian.

“Është e tmerrshme të shohësh se çfarë po ndodh. Është e tmerrshme të shohësh gra dhe fëmijë të vdesin. Kishat po shkatërrohen. Për çfarë po luftoni? Ju po shkatërroni atë që është e shenjtë për të gjithë sllavët”, shtoi ai.

Tutje kërkoi që të ndalet kjo që po ngjanë: “Ndalo. Mendoni për atë që po bëni. Për atë që udhëheqësit tuaj po bëjnë. Nuk është shumë vonë, edhe pse është bërë shumë e keqe, nuk është vonë për të ndalur gjithë këtë”.

Dje, Lituania ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme./GazetaSinjali/

Read Previous

Serie A, Juventusi kërkon fitoren kundër Empolit

Read Next

Të shtunat e planifikuara për kompenzim të mësimit përfunduan sot