Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar sot kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ndërsa theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve bazohen në respektin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta.
Kurti në një postim në Twitter shkruan se kanë biseduar për sfidat e përbashkëta dhe bashkëpunimin ekonomik.
“Me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla urova kryeministrin e ri maqedonas, Dimitar Kovačevski.
Marrëdhëniet tona të fqinjësisë së mirë bazohen në respektin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta. Ne do të punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat e përbashkëta dhe për të rritur bashkëpunimin tonë ekonomik”, shkruan Kurti. /Telegrafi/