Nimani: Deklarata duhet ruajtur me shumë përkushtim

Dorëshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, profesor Shyqeri Nimani edhe pas 14 viteve kujton ecurinë e asaj pune të cilën e bëri me shumë përkushtim duke kaligrafuar në pergamenën 700 vjeçare të Deklaratës së Pavarësisë.

Profesor Nimani e vlerëson jashtzakonisht shumë detyrën që ju besua edhe pse ajo ishte me shumë tension me idenë që artistit nuk duhet kufizuar koha, e në rastin e deklaratës ai kishte vetëm 16  orë në dispozicion.

Edhe vlerësimin e presidentes Osmani se deklarata e Pavarësisë rrezikon të dëmtohet, e mbështet profesor Nimani.

Profesori përgjatë punës së tij ka kaligrafuar dhjetra simbole e punime të tjera, por këtë të Pavarësisë e konsideron si shumë të arrirë.

Kujtojmë se teksti i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, ka 1254 fjalë dhe që nga 17 shkurti i vitit 2008 ruhen në kabinetin e kryetarit të kuvendit.

Read Previous

Stoltenberg: Rusia po kërkon pretekst për sulmuar Ukrainën

Read Next

Nderohen përmes homazheve dëshmorët dhe martirët në përvjetorin e 14 – të të shtetit të Kosovës