Mbrëmë në palestrën e sporteve “Shani Nushi” , është zhvilluar ndeshja në mes të KH Vëllaznimit dhe KH Llapit në konkurencën e meshkujve, në kuadër të Superligës së Hendbollit Kosovar.
18:13 ishte rezultati pas pjesës së parë për Vëllaznimin, ku edhe në fund në këtë përballje fitorja i takoi skuadrë gjakovare me një rezultat mjaft të ngushtë, 34:31.
Ishte Egzon Lluka që udhëhoqi Vëllaznimin duke shënuar plot 7 gola, derisa tek skuadra e Llapit më i dalluari ishte Besian Abazi i cili shënoi 12 herë për Llapin.
Vëllaznimi me këtë fitore ka arrtiur në kuotën e 12 pikëve, duke u pozicionuar kështu në vendin e gjashtë, ndërsa skuadra e Llapit gjindet në një pozitë më poshtë me 10 pikë të grumbulluara.