Kryeministri Kurti pret në takim presidentin e Sllovenisë

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.

Pahor theksoi se BE-ja duhet t’i liberalizojë vizat për Kosovën, ndërsa inkurajoi që institucionet të përqendrohen në dialogun me Serbinë.

Presidenti slloven dje ka qëndruar në Beograd. Kjo është vizita e dytë e Pahor në Kosovë brenda një periudhe të shkurtër. /Telegrafi/

Read Previous

Zyrtare: Ralf Rangnick trajner i ri i Manchester United

Read Next

Vrasja në Gllogjan, flet prokurorja e rastit: Hetimet nuk janë të lehta