Pasdite në Deçan do të ndizen qirinj në nderim të viktimave nga sulmi i mbrëmshëm

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ftuar të gjithë qytetarët që të mblidhen në qendër të qytetit në ora 16:00 për të ndezur qirinj në nderim të tre personave që mbetën në vdekur në sulmin me armë që ndodhi mbrëmë.

Ramosaj tutje thotë se qirinjt do të ndezen edhe në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që mbrëmë humbën tragjikisht më të dashurit e tyre.

“Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit, ju ftoj që sot, në ora 16:00, të takohemi në qendër të qytetit, për të ndezur qirinjë në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që mbrëm tragjikisht humbën më të dashurit e tyre!”, ka shkruar Ramosaj në rrjetin social Facebook.

Read Previous

Vjen reagimi i ambasadës amerikane pas krimit makabër në Gllogjan

Read Next

Reagon Shaip Kamberi: Çfarë asimetrie të drejtash mes Luginës së Preshevës me serbët në Kosovë?