Mediat ndërkombëtare raportojnë për rastin në Gllogjan ku u vranë tre persona

Tre persona humbën jetën mbrëmë si dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një autobus në Gllogjan të Deçanit i cili po bartte nxënës.

Në mesin e viktimave si pasojë e këtij incidenti është shoferi i autobusit si dhe dy nxënës.

Autobusi po qarkullonte në relacionin Gjakovë – Deçan në kohën kur ndodhi gjuajtja me armë.

Lidhur me këtë rast kanë raportuar edhe mediat e mëdha ndërkombëtare si Reuters, Washington Post dhe AP News.

Reuters raporton se një person i maskuar kishte hapur zjarr drejt autobusit që po bartte pasagjerët gjithashtu edhe nxënësit e shkollave që po ktheheshin në shtëpi.

Agjencia amerikane gjithashtu citon edhe deklaratën ku Veton Elshani zëvendës-drejtor i policisë në Pejë tha se ishte vetëm një sulmues në këtë incident.  

/Telegrafi/

Read Previous

Krimi makabër në Gllogjan, flet dëshmitari që ishte në autobus

Read Next

​21 vjet nga konfrontimet e para të UÇPMB-së