Piktori Robert Nikollbibaj hap ekspozitën personale

“Fragmente nga qytetërimet Shqiptare” kështu u titullua ekspozita personale e piktorit Robert Nikollbibaj e cila u hap sot në galerinë e arteve në qytetin e Gjakovës. Kjo ekspozitë u përbë nga 25 piktura  përmes të cilave piktori është munduar ti paraqes disa nga qytetet e trojeve shqiptare të cilat ai vetë i ka vizituar nga afër dhe është munduar që bukurinë e tyre ta sjellë përmes krijimit artistik.

Ekspozita ishte e hapur për të gjithë ata që janë të pasionuar për artin figurativ.Krijimtari e piktorit Nikollbibaj u vlerësua edhe nga kryetari I shoqatës së artistëve figurativ Erzen Vala dhe nga gjithë të pranishmit e tjerë.

Edhe në ditët në vijim do të ketë eskpzita të ndryshme të cilat janë quajtur “Ekspomania”. Sipas organizatorëve kjo është kombinimi në mes të artit figurativ dhe artiti skenik që do të prezantohen në kuadër të festivalit “Art Mania”.

Me këtë ekspozitë njëkohësisht startoj dhe edicioni i parë i festivalit shumëdimensional i artit që do të mbahet në qytetin e Gjakovës duke filluar nga sot dhe do të zgjasë deri me 29 nëntor.

Read Previous

Publikohet agjenda e mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri

Read Next

Nga sonte fillon festivali “ArtMania”