Covid-19 në Evropë, OBSH: Pritet presion ekstrem në sistemet shëndetësore

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur edhe një herë alarmin për rastet e rënda me koronavirus në Evropë.

“Ne mund të parashikojmë se do të ketë presion të lartë ose ekstrem në shtretërit e spitaleve në 25 vende evropiane dhe presion të lartë ose ekstrem në njësitë e kujdesit intensiv në 49 nga 53 vendet nga tani deri më 1 mars 2022”.

Ky është alarmi i lëshuar nga OBSH e cila ka parashikuar që totali i vdekjeve të kalojë 2.2 milionë deri në pranverën e vitit të ardhshëm. Për të ndryshuar këtë prirje, shpjegon OBSH, dhe për të qenë në gjendje të “jetojmë me virusin”  është e nevojshme të merret një qasje më “vaksina plus”.

Pra kjo do të thotë që të merren dy dozat e para dhe ajo përforcuese.

/abcnews.al/

Read Previous

Ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Read Next

Kryeministri Trudeau: Kanadaja do të vazhdojë të avokojë për njohjen e Kosovës