Në brendësi të fshatit Kusar i cili karakterizohet me pamje të bukur natyrore, gjendet shpella e Kusarit. Me rastin e ditës botyërore të higjienës në komunitet ekipi ynë ka vizituar sot këtë atraksion turistik. Duke e diotur se 23 nëntori pra shënon një ditë mjaft të rëndësishme për ambientin dhe krijimin e një imazhi sa më të mirë për vendin tonë, këtu gjetëm një ambient pa mbeturina dhe një pamje mahnitëse. Gjatë një bisede me përfaqësuesin e këtij fshati Kristë Gjokaj ne kuptuam se kjo anë njihet për mirëmbajtje të mjedisit. Ai është shprehur se nuk është kulturë ti pastrojm këto vende por kulturë është të mos i hedhim mbeturina.
Të vegjël por me mesazhe shumë domethënëse kishin të rinjët të cilët po edukohen dhe po vetdijësohen për një mjedis të pastër e të shëndetshëm
Jo të njejtën gjë mund ta themi për vendet e tjera të cilat qytetarët e komunës së Gjakovës i shfrytëzojën për rekreacion. Këto pamje në zonën e Shkugëzës tregojn më së miri se si disa qytetarë të papërgjegjshëm kanë hedhur mbeturina jo larg nga kontinieri i cili shërben për këtë aryse.
Ky imazh i pakëndshëm është krijuar nga vet ata të cilët frekuentojnë këto anë të qyteti çdo ditë.