Nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëhet e ditur se në 24 orët e fundit nga 1.440 testime, 15 mostra kanë rezultuar pozitive me virusin covid-19, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Krahas personave të infekuar, 8 nga pacientët e tjerë janë shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve në nivel vendi është 157.719. ndërsa në total numri i rasteve aktive është 330. Profesionistët shëndetësor, bëjnë thirrje të vazhdueshme që të ruhet shëndeti i njëri-tjetrit, duke vazhduar me respektimin e masave anti-covid të parapara nga Ministria e Shëndëtësisë dhe me imunizim të popullatës me vaksinën anti-covid. Gjithashtu bëhet e ditur se në nivel vendi deri më tani janë administruar 1.607.518 doza të vakinave që nga fillimi i vaksinimit