Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Nëntë persona vdiqën në një shtëpi kujdesi në fshatin lindor bullgar, Royak dhe disa prej banorëve në këtë objekt janë helmuar me gaz, tha të hënën një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme të Bullgarisë.
Zjarri, që shpërtheu në kultim e drunjtë të qendrës në orët e vona të së hënës, është shuar dhe shtëpia e kujdesit është evakuuar, tha Tihomir Totev, drejtor i departamentit rajonal të zjarrfikësve.
Raportohet se në këtë shptëpi kujdesi banonin 58 të moshuar.
“Kur gjashtë automjetet e zjarrfikësve arritën te shtëpia, kulmi ishte përfshirë nga zjarri i madh dhe tymi i zi. Zjarrfikësit filluan që t’i evakuonin banorët, por, fatkeqësisht, nëntë persona e humbën jetën”, tha Totev.
Ai shtoi se shkaktarët e zjarrit janë duke u hetuar, shkruan Reuters./GazetaSinjali