Kryeministri Albin Kurti mban konferencë për media

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të mbajë sot konferencë për media në orën 12:00.

Në njoftimin e zyrës së tij nuk bëhet e ditur arsyeja e kësaj konference, megjithatë ajo vjen dy ditë pas mbajtjes së rundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Kurti ka folur dje shkurtimisht për rezultatin e zgjedhjeve të balotazhit derisa ishte në konferencë për media me homologun e tij kroat Andrej Plenkoviq.

Ai ka uruar të gjithë kryetarët e rinj që kanë fituar në komunat ku pati balotazh duke thënë se do të bashkëpunojë me të gjithë, njofton Klankosova.tv.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tha se humbja e partisë së tij në disa komuna vjen, sipas tij, nga bashkimi i të gjithëve kundër kësaj partie.

“Rezultat jo i kënaqshëm për neve, defekte të brendshme që ne duhet t’i analizojmë  brenda partisë dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër VV-së”.

Read Previous

ShSKUK: 7 pacientë po trajtohen për COVID-19

Read Next

Borrell: Presim që Kosova dhe Serbia të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e mëparshme